SCHNEIDER - ELEKTROSHTËPIAKE KUZHINE, TELEVIZORË DHE KOMPJUTERË

Për një ditë të bukur çdo ditë!

Frigoriferë “vintage“

Guxo me stilin “retro“ të frigoriferëve tanë “vintage“! Frymëzuar nga dizajni i viteve pesëdhjetë, vijat e bukura dhe dorezat e kromit sjellin një frymë elegante në dekorin e shtëpisë suaj. Të pajisur me teknologjinë më të mirë, ata sigurojnë temperaturë dhe lagështi homogjene. Të disponueshëm në 14 ngjyra në varësi të modelit.

Elektroshtëpiake të mëdha kuzhine

Ne në Schneider synojmë të kombinojmë cilësinë e dizajneve dhe teknologjitë më efikase të ftohjes. Për t’ju ndihmuar të gjeni pajisjen elektroshtëpiake që i përshtatet nevojave tuaja në mënyrë të përsosur, ne ofrojmë një gamë të gjerë frigoriferësh, ngrirësish, ose frigorifer-ngrirësish me një pamje minimaliste “vintage“ ose bashkëkohore.

Serie Feeling‘s Vintage

Feeling's

Elektroshtëpiake të vogla kuzhine

Për një jetë të përditshme edhe më të thjeshtë, Schneider ka zhvilluar një gamë pajisjesh elektroshtëpiake të vogla. Modelet e këtyre pajisjeve dekorative vijnë në një mori ngjyrash të cilat do të gjejnë lehtësisht vend në kuzhinën tuaj: ibrikë, mikrovalë, thekës buke ose robot për përgatitjen e pastave.

Televizorë, video dhe audio

Në gamën tonë të televizorëve, audios, videove dhe aksesorëve, pajisjet tona janë të projektuara për përdorim intuitiv, efikas dhe ekologjik. Jo vetëm efikase: i sjellin dizajn dhe origjinalitet mobilimit tuaj të brendshëm me një objektiv të vetëm: përmirësimin e jetës suaj të përditshme.

Schneider, një histori pasioni

E themeluar në 1934 nga dy vëllezër vizionarë, marka Schneider konsiderohet pioniere në teknologjinë e radios dhe televizionit në Francë. Zbuloni më shumë rreth markës sonë këtu.

rotate screen

rotate-device.tablet.text