HISTORIA JONË

Një histori pasioni

Schneider, një histori pasioni

Themeluar në 1934 dhe fillimisht e njohur si Schneider Frères, kjo markë novatore u krijua nga vëllezërit Schneider, një ekip fitimtar i përbërë nga një inxhinier vizionar dhe një lider karizmatik. Kjo dyshe dinamike i kushtoi vitet e para blerjes dhe shitjes së pajisjeve TSF, të njohura si paraardhëset e radios, televizorit dhe pajisjeve telefonike që ekzistojnë sot.

Dyshja e vëllezërve

img_frere_schneider

Pak vite më vonë, në 1936, vëllezërit themeluan një kompani të dytë, Sert, e cila ishte e specializuar në ndërtimin e pajisjeve radio-elektronike.
Që prej fillimit, dyshja e vëllezërve ishim mes pionierëve udhëheqës të dizajnit të radiove dhe televizorëve në Francë.
Suksesi i vëllezërve ishte i papërmbajtshëm. Në fakt, në vitin 1939, kompania e tyre Schneider Frères konsiderohej një nga bizneset më të rëndësishme në tregun francez.

mg_schneider

Dyshja e vëllezërve

1931
1934
1939
1947
1952
1955
1960
1963
1967
1970
1980
1990
2005
2015

Vetëm 25 vjeç, Jacques Schneider shkon të punojë në Paris duke zhvilluar shpikjet e veta të pajisjeve TSF. Vëllai i tij më i vogël, Sacha, i bashkohet në Francë dhe dyshja autodidakte nis një aventurë të re të mrekullueshme së bashku.

Fokusi i markës Schneider në pajisjet TSF, duke krijuar radion Pygmée, e cila shënoi një nga përpjekjet e para për një aparat TSF në miniaturë.

Punishtja Schneider, e vendosur në Rue Dausin në njësinë administrative 15 të Parisit, ka mbi 200 punonjës.

Schneider zhvillon televizorin e saj të parë, tashmë i konsideruar mbresëlënës falë estetikës tërheqëse dhe cilësisë së lartë të materialeve të tij.

Schneider zhvendoset në një fabrikë moderne në Ivry-sur-Seine dhe bëhet një nga liderët kombëtarë në prodhimin e televizorëve.

Hapja e Romance FM: Bashkëshortja e Sacha-s, një pianistë dhe dashamirëse e muzikës, i vendos emra muzikorë çdo stacioni. Marka Schneider vazhdon të shquhet për cilësinë, elegancën dhe përballueshmërinë e produkteve të saj.

Hedhja në treg e aparatit të transportueshëm Cader, i projektuar si një kuti e vogël luksoze me materiale dhe forma revolucionare.

Hapja e fabrikës Le Mans e cila punësoi 1200 persona. Schneider prodhon një radio çdo 80 sekonda dhe një televizor çdo 3 minuta.

Krijimi i televizorit të parë me ngjyra dhe hedhja në treg e Popsy-t, televizorit portativ me peshë më pak se 10 kg i disponueshëm në 3 ngjyra, i bardhë, i kuq ose i verdhë.

Televizori ri me ngjyra Trans 2000 është i pajisur me një platformë "tulip" dhe bëhet emblema e një epoke të tërë.

Hedhja në treg e teknologjisë Artron. Schneider bëhet një nga markat e para që ofron një televizor me ekran të sheshtë me cepa katrorë.

Schneider zgjeron prodhimin e vetë duke përfshirë videoregjistruesit dhe videokamerat, produktet kryesore të dekadës.

Schneider vazhdon të evoluojë me ekranet me plazma.

Duke i qëndruar besnik vlerave të tij, Schneider po i rikthehet tregut të konsumit të pajisjeve elektronike, duke riprezantuar nocionet e ngjyrës, estetikës dhe argëtimit në produktet e tij me performancë të lartë.

Një kërkim për teknologji

Schneider_Page_Notre_Marque_Course_Technologie_01
Historia e Schneider karakterizohet nga krijime të rëndësishme, si shpikja e setit të radios Pygmée.

Që prej fillimit, marka u dallua nga konkurrentët e saj me estetikën e saj të bukur, shpesh e mirënjohur për elegancën e punimeve të saj në dru.
Gjithmonë duke sjellë risi, vëllezërit Schneider ishin të parët që krijuan butonin me shtypje që gjendet në tastierën e makinave llogaritëse elektronike dhe që më vone u instalua në makineritë e lojërave.
Duke zhvilluar më tej zvogëlimin e komponentëve teknologjik të përdorur, vëllezërit Schneider vazhduan të zhvillonin gamën e tyre të radiove lehtësisht të transportueshme. Në 1957-1958, ata hodhën në treg modelet e tyre të para me frekuencë të lartë. Që atëherë dhe ende sot, marka u vlerësua nga kritikë specialistë të cilët lavdëruan novacionin dhe vlerën që Schneider siguronte në këmbim të kostos.
Marka gjithashtu u angazhua në krijimin e televizorëve në një epokë të re teknologjike, duke hedhur në treg televizorin e famshëm portativ Popsy, një model i mrekullueshëm, i lehtë, i disponueshëm në disa ngjyra.

Schneider_Page_Notre_Marque_Course_Technologie_02
Schneider_Page_Notre_Marque_Saga_Publicitaire_02
Schneider_Page_Notre_Marque_Saga_Publicitaire_01

Një sagë reklamimi

Historia e Schneider dallohet nga një marrëdhënie e privilegjuar me publikun, e ilustruar në mënyrë të përsosur nga fushatat reklamuese që u bënë simbol i epokave përkatëse dhe lanë një gjurmë në memorien kolektive.
Reklamat dhe sloganet e Schneider krijuan një pasion për markën, në sajë të emocioneve të ngjallura nga teknologjitë e reja. Fokusi i tyre në zhvillimin e pajisjeve të përsosura me cilësi të shkëlqyer, ngjyra të bukura dhe performancë të jashtëzakonshme nuk la njeri pa mrekulluar.
Marka Schneider ka krijuar gradualisht një lidhje të thellë sentimentale mes kompanisë dhe klientëve që sot mbetet po aq e fortë sa më parë.

  1. Home
  2. Historia jonë
rotate screen

rotate-device.tablet.text